Burimet e IIA Albania

Mid-year FlashbackFlashback 6 mujor

Hidhni një tjetër vështrim disa prej udhëzimeve të publikuara nga The IIA në vitin 2019. "Vlerësimi i procesit të menaxhimit të riskut" do t'ju ndihmojë të vlerësoni efektivitetin e proceseve të menaxhimit të riskut dhe strategjive. Katër udhëzues implementimi do t'ju ndihmojnë të përktheni parimet e lidhura me Kodin e Etikës - Integriteti, Objektiviteti, Konfidencialiteti dhe Kompetenca - në norma praktike të sjelljes.

Rishihni këto udhëzime dhe të tjera.

​​The IPPF

El MarcoKuadri Ndërkombëtar i Praktikave Profesionale (IPPF) është korniza konceptuale që organizon udhëzimet autoritative të shpallura nga The IIA. Si një organ i besueshëm ndërkombëtar për vendosjen e udhëzimeve, The IIA u siguron profesionistëve të auditimit të brendshëm në mbarë botën udhëzime autoritative të organizuara në IPPF, si udhëzime mandatore apo të rekomanduara.​

Aksesoni burimet e IPPF..​​

​​Revista Internal Auditor

Internal Auditor MagazineRevista Internal Auditor ndan informacionin e duhur, të dobishëm dhe të domosdoshëm për profesionistët që duan të ruajnë ritmin në fushën dinamike dhe të larmishme të auditimit të brendshëm.

Aksesoni versionin dixhital.​

​Këndvështrimi global dhe pritshmëritë

Global Perspectives and Insights Krijuar në përgjigje të një kërkese të lartë për udhëheqje, e cila është e fuqishme, në kohën e duhur, relevante, aktuale dhe reaguese ndaj faktorëve global gjeopolitik dhe ekonomik, IIA krijoi Global Perspectives and Insights. Kjo seri e re e udhëheqjes së mendimit, ofron njohuri dhe drejtim mbi çështjet kyçe, me perspektiva që rezonojnë në nivel global.​ 

Aksesoni botimin e fundit dhe të mëparshmit.​

​​​Libraria e The IIA

IIA Bookstore The Libraria e IIA ofron qindra produkte edukative që u sigurojnë praktikuesëve të auditimit të brendshëm informacione dhe udhëzime koherente. Të gjitha produktet rishikohen nga audituesit e brendshëm, për audituesit e brendshëm - duke e bërë librarinë e IIA një dyqan me një ndalese për praktikuesit e auditimit të brendshëm dhe ata që kanë interes në auditimin e brendshëm.

Vizitoi librarinë e IIA .​

​​​​IIA Global Sm​artBrief

IIA Global SmartBrief IIA Global SmartBrief siguron një fotografi mujore të lajmeve në mbarë botën dhe çështjeve që prekin audituesit e brendshëm dhe aktorët e tjerë nga burimet kryesore të lajmeve ndërkombëtare. SmartBrief, një shërbim që shqyrton mijëra burime lajmesh, dërgon në kohë në postën tuaj elektronike të martën e tretë të çdo muaji artikuj që ndikojnë në këtë profesion.

Abonohuni tani.​​

​​​Tone at th​e Top​

Tone at the Top Tone at the Top është një buletin i lexueshëm shpejt i publikuar çdo dy muaj, i cili u siguron menaxherëve ekzekutiv, bordeve drejtuese dhe komiteteve të auditimit informacion të qartë për vendosjen e tonit të duhur në krye rreth temave të lidhura me qeverisjen, siç janë etika, menaxhimi i riskut dhe kultura e korporatave.

Aksesoni botimin e fundit dhe të mëparshmit ​.​​​