IIA Albania Anetarësim

​Prej mëse 75 vjet, Institute of Internal Auditors (IIA) është një themel i qëndrueshëm për profesionin dhe për vetë profesionistët e auditimit të brendshëm. IIA luan rolin e një partneri të audituesit të brendshëm duke siguruar udhëzime dhe mbështetje në trajtimin e çështjeve komplekse me të cilat profesionistët përballen çdo ditë.

Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA) është krenare e të qënit pjesë e rrjetit global të IIA duke ofruar gjithashtu dhe anëtarëve të saj të jenë pjesë e këtij komuniteti profesional ndërkombëtar. Anëtarët e AIIA janë automatikisht anëtarë të IIA Global dhe përfitojnë shërbime ashtu si mbi 180,000 anëtarë të tjerë në të gjithë botën.

Profesionistë të angazhuar në fushat e auditimit të brendshëm, riskut, kontrolleve të brendshme, qeverisjes, auditimit të Teknologjisë dhe Sistemeve të  Informacionit, përputhshmërisë, janë të ftuar të bëhen anëtarë.

Anëtarësimi në Albanian Institute of Internal Auditors përmban:

  • Akses në seksionin e anëtarëve në website www.globaliia.org
  • Akses në librarinë online të IIA dhe mundësinë për të shkarkuar materiali studimi në fushën e auditimit të brendshëm;
  • 10% ulje çmimi për pjesëmarrjen në trajnimet e ndryshme organizuar nga AIIA
  • Seksione trajnimi falas online https://global.theiia.org/edu-events/Pages/Web-Events.aspx
  • Newsletter mbi të rejat mbi fushën e auditimit;
  • Asistencë të pakursyer nga stafi i AIIA për cdo problem që mund të hasni në lidhje me aksesimin e informacionit, regjistrimit për çertifikime, etj.
  • Sigurim i materialeve të studimit me kosto më të ulët;
  • Anëtarësim në librarinë e AIIA e ndodhur në Universitetin Mesdhetar Blv. Gjergj Fishta, Nr.52, 1023,Tiranë;

Kuota vjetore e përcaktuar për anëtarësim është:

  • 10.000 Lekë/vit për profesionistë.
  • 3.000 Lekë/vit për studentë.

Pagesa mund të kryhet në llogarinë bankare të mëposhtme:

Account Holder:  Albanian Institute of Internal Auditors
Nr.llog: 0010039700
Swift: SGSBALTX
IBAN: AL93 2021 1044 0000 0000 0003 9700
Raiffeisen Bank Albania
me përshkrimin “Kuota e anëtarësimit për (i.e. Emer_Mbiemer)”

Për çdo pyetje/informacion të mëtejshme, mos hezitoni të na kontaktoni në info@aiia.al

Për t'u anëtarësuar në AIIA jeni të lutur të ndiqni procedurën e mëposhtme:

  1. Plotësoni formën e anëtarësimit duke klikuar këtu
  2. Kryeni pagesën e anëtarësimit vjetor sipas udhëzimeve që jepen në formatin e anëtarësimit
  3. Dërgoni me email formën e anëtarësimit të plotësuar dhe konfirmoni pagesën e shumës në adresën: info@aiia.al

Pas dorëzimit së formularit të anëtarësimit dhe pagesës së kuotës vjetore, ju do të kontaktoheni me anë të postës elektronike duke ju pajisur me të dhënat përkatëse (NI dhe fjalëkalim) për të përfituar të gjitha të drejtat që gëzojnë anëtarët.

Shenim: Procesi i hapjes së përdorueve të rinj zakonisht zgjat 10-15 ditë pas kryerjes së pagesës

​​Membership Means More

Përfitimet nga anëtarësimi në AIIA

Prej mëse 75 vjet, Institute of Internal Auditors (IIA) është një themel i qëndrueshëm për profesionin dhe për vetë profesionistët e auditimit të brendshëm. IIA luan rolin e një partneri të audituesit të brendshëm duke siguruar udhëzime dhe mbështetje në trajtimin e çështjeve komplekse me të cilat profesionistët përballen çdo ditë.

Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA) është krenare e të qënit pjesë e rrjetit global të IIA duke ofruar gjithashtu dhe anëtarëve të saj të jenë pjesë e këtij komuniteti profesional ndërkombëtar. Anëtarët e AIIA janë automatikisht anëtarë të IIA Global dhe përfitojnë shërbime ashtu si mbi 180,000 anëtarë të tjerë në të gjithë botën.

Përvec mundësisë së aksesimit të informacioneve mjaft të dobishme në faqen e IIA Global anëtarët e AIIA përfitojnë:

  • Ulje prej 10% të pagesës për pjesëmarrje në trajnimet e yhvilluara nga AIIA.
  • Pjesëmarrje pa pagesë në seminare/workshop të organiyuar mes anëtarësh për shkëmbim eksperiencash dhe ndarje njohurish.
  • Asistencë të pakursyer nga stafi i AIIA për cdo problem që mund të hasni në lidhje me aksesimin e informacionit, regjistrimit për çertifikime, etj.
  • Sigurim i materialeve të studimit me kosto më të ulët.