Çertifikimet dhe kualifikimet e IIA për audituesit e brendshëm
IIA Certifications and Qualifications

Lëvizni karrierën tuaj përpara nëpërmjet çertifikimeve dhe kualifikimeve te IIA Global.

Çertifikimet dhe kualifikimet e IIA mund t’ju ndihmojnë të lëvizni karrierën tuaj në drejtimin e duhur, qoftë kjo karrierë në fillimet e saj apo edhe duke lëvizur në nivele më të larta. Drejtohuni drejt mundësive të reja të pajisur me dije dhe besueshmëri!

Duke fituar kualifikimin apo çertifikimin tuaj, punëdhënësit dhe klientët tuaj do të dinë që ju jeni një profesionist i motivuar, i ditur dhe i angazhuar që cilësia të jetë e pranishme në çdo pjesë të punës suaj.

CIA Certification

​Auditor i Brendshëm i Certifikuar (CIA)

Mundëso që CIA të shërbejë si një çelës në suksesin tuaj! Demonstro kompetencat dhe profesionalizmin tënd në fushën e Auditimit te Brendshëm me anë të CIA - çertifikimi primar global në auditimin e brendshëm. Mëso më shumë.
CCSA Certification

​Çertifikim në Kontrollin e Vetëvlerësimit (CCSA)

Trego aftësinë tënde për të mundësuar ndryshime organizative me çertifikimin në Kontroll i Vetë-vlerësimit (CCSA®). CCSA është për praktikantë të cfarëdo niveli eksperience në lidhje me principet dhe proceset e kontrollit të vetë-vlerësimit. Mëso më shumë.
CGAP Certification

​Auditor Profesionist i Certifikuar për Sektorin Publik (CGAP)

CGAP ofrohet për auditorët që punojnë në sektorin publik ose që ofrojnë shërbime për sektorin publik të çfarëdo niveli, lokal, vendor ose pjesërisht shtetëror. Mëso më shumë.
CFSA Certification

​Auditor i Certifikuar i Shërbimeve Financiare (CFSA)

Me anë të CFSA mund të demonstroni thellësinë e njohurive mbi shërbimet financiare duke u shndërruar në një auditues profesionist në çështjet e institucioneve të shërbimeve financiare. Ky çertifikim është i vlefshëm për punonjësit që punojnë në institucionet bankare, institucionet e kredive, kompanitë e sigurimit dhe të tjera të ngjashme. Mëso më shumë.
CRMA Certification

​Certifikim në Sigurimin e Menaxhimit të Riskut (CRMA)

CSMR është projektuar për auditorët e brendshëm dhe menaxherët profesionistë të riskut me përgjegjësinë për të siguruar “risk assurance”, proceset e qeverisjes dhe drejtimit, sigurimin e cilësisë, apo kontrollin e vetë-vlerësimit. Mëso me shumë.
QIAL Qualification

​Kualifikimi në Krye të Auditimit të Brendshëm (QIAL)

Nëse inspiron të bëhesh një udhëheqës (lider) në organizatën tënde ose po përpiqesh t'i shtosh besueshmëri rolit tënd aktual si lider përpara palëve të interesuara dhe kolegëve, Kualifikimi në Lider të Auditimit të Brendshëm do të të ndihmojë të ndërtosh dhe forcosh aftësitë tuaja për të vendosur besueshmëri si lider i së ardhmes. Mëso më shumë.

*Sipas një studimi mbi të ardhurat nga paga të kryer nga IIA në 2014 mbi, paga mesatare e audituesve të brendshëm të cilët kanë një ose disa çertifikime është 30% më e lartë se kolegët të cilët nuk kanë çertifikime (studim i bazuar në përgjigjet brenda USA).

Kryerja e testimeve

Testimet administrohen në gjuhë të ndrzshme eksluzivisht nga Pearson VUE në qëndrat e aprovuara prej tyre nëpër botë.

Qëndra lokale e Pearson VUE:

InfoSoft (Zyrat Qëndrore)
Rr. Murat Toptani, Gjergji Center
Tiranë

Më shumë informacion: http://www.pearsonvue.com/iia/

​​Qëndra lokale e Pearson VUE:

InfoSoft (Zyrat Qëndrore)
Rr. Murat Toptani, Gjergji Center
Tiranë

​Shkarkoni broshurën e çertifikatave të IIA