Welcome IIA Albania

​Mirësevini në IIA Albania

Albanian Institute of Internal Auditors (AIIA) është Instituti lokal i Institutit të Audituesve të Brendshëm (IIA), një organizatë​ profesionistësh që vepron në fushën e auditimit të brendshëm, riskut dhe kontrolleve të brendshme. E themeluar në 2010, nga një grup profesionistësh që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në sektorin privat dhe publik, AIIA është e vetmja organizatë profesionale për audituesit e brendshëm në Shqipëri. Pjesë e Institutit Global të Audituesve të Brendshëm, AIIA mbështet dhe promovon Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm dhe i përkushtohet zhvillimit dhe përparimit të profesionit të auditimit të brendshëm.

Qëllimi ynë është të bashkojë profesionistët e auditimit të brendshëm me botën e jashtme. Duke vizituar faqen tonë dhe u anëtarësuar, të gjithë profesionistët e interesuar do të mësojnë më shumë mbi auditimin e brendshëm dhe zhvillimet e kesaj ​fu​she.


Rreth IIA

Themeluar në 1941, Instituti i Audituesve të Brendshëm (IIA) është një shoqatë profesionale ndërkombëtare me zyrat qëndrore në Lake Mary, Florida, USA. IIA është zëri global i profesionit të auditimit të brendshëm, autoriteti i aprovuar, udhëheqës i njohur, kryepromovuesi dhe edukuesi primar i kesaj fushe. Përgjithësisht anëtarët e IIA punojnë në auditimin e brendshëm, menaxhimin e riskut, qeverisje, kontroll të brendshëm, auditimin e teknologjisë së informacionit, edukim dhe siguri.

 Lajmet e fundit

 Ngjarjet e ardhshme

 

 

 Lajime

 

 

​​​Bashkohu me IIA​​​​​​​​

 

 

​​LinkedIn Facebook Twitter Audit Channel

Global OnDemand